KAÇANIKU KESAJ RRADHE JETON FITOREN!
Për frymën dhe energjinë e re që i duhet Glloboçicës e krejt Kaçanikut! Bashkë për komunën! Jeton Raka 105 ✔ Jeton Luma 7 ✔

UDHËHEQJE VIZIONARE, PËRFAQËSIM I DENJË
UJI I PIJSHËM
Zgjidhja e mungesës së ujit. Përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit dhe shtimi i kapaciteteve të ujit.

INFRASTRUKTURA BAZË
Asfaltimi i rrugëve të paasfaltuara dhe riparimi i rrugëve të dëmtuara.
Do të ndërtojmë shtegun për këmbësorë ‘Abdylgafurr Luma’, me gjatësi 1 km, një investim për lëvizje të sigurt, shëndet dhe komunitet më të lidhur.
Dy stacione moderne për autobusë (Tek kafenetë dhe në lagjen Drogomac).
Rregullimi i shtratit të përroit në lagjen “Fshati Vjetër”

RINIA & EDUKIMI
Krijimi i hapësirave për aktivitete rinore duke renovuar dhe rikthyer në funksion shtëpinë e kulturës ‘Osman Luma’.

BUJQËSI & FSHATI
Bujqësia dhe blegtoria janë pasuria jonë më e madhe. Duke shfrytëzuar fondet e IPA-s për investime në zonat ndërkufitare, do të krijojmë mundësi të reja për fermerët, zhvillimin rural dhe ekonominë lokale.

MJEDIS I PASTËR
Pastrimi i hapësirave publike, menaxhimi i mbeturinave si dhe largimi i deponive të egra. Shporta te reja në secilën lagje.

PARK PËR FËMIJËT
Një park dedikuar fëmijëve, i cili do të plotësojë nevojat e tyre për lojë e argëtim. Vendin më të përshtatshëm do ta zgjedhim bashkë me banorët, që ky park të shndërrohet në hapësirë të duhur e funksionale për familjet e fshatit tonë.

SHËRBIME
•Mjeku në fshat dy herë në javë
•Filial poste
•ATM (Bankomat)

NDRIÇIMI PUBLIK
Instalimi i llambave LED në rrugët kryesore dhe lagje, për më shumë siguri dhe lëvizje të lehtë gjatë natës.

JAVA E MËRGATËS
Organizimi i aktiviteteve kulturore, sportive e shoqërore, ku mërgata jo vetëm gëzon pushimet në vendlindje, por bëhet pjesë e drejtpërdrejtë e vendimmarrjes për zhvillimin e fshatit.

AKTIVIST POLITIK STUDENT I MJEKËSISË
Jeton Luma, i lindur në Glloboçicë në vitin 1999, shkollimin fillor e përfundoi në shkollën fillore “Gafurr Luma” në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë. Aktualisht është student i vitit të fundit në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit të Tetovës “Fadil Sulejmani”.
Që nga periudha e shkollës së mesme ka qenë pjesë e shumë organizimeve rinore, brenda dhe jashtë komunës. Është bashkëthemelues dhe kryetar i shoqatës “Forumi Rinor – Glloboçicë”, përmes së cilës janë realizuar një sërë aktivitetesh dhe projektesh në fshatin Glloboçicë.
Që nga viti 2020, shërben si anëtar i bordit drejtues në Shoqatën “Agimi i Bamirësisë”, e cila ofron mbështetje për studentët, veçanërisht për ata që vijnë nga Kosova. Po ashtu, prej vitit 2022 është i përfshirë në disa projekte që merren me të rinjtë dhe angazhimin e tyre në politikë, si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut.
Ka aftësi në organizim, bashkëpunim dhe komunikim, të cilat i shfaq përmes përfshirjes së tij në projekte rinore dhe aktivitete shoqërore.
Hobi i tij është sporti, me theks të veçantë futbolli, çiklizmi dhe alpinizmi.
Si aktivist i kahershëm i lëvizjes VETËVENDOSJE! me dijen dhe përvojën që ka do t’i shërbej me vullnet e përkushtim Kaçanikut!

BASHKË PËR KAÇANIKUN!
12 TETOR 2025
- KOMUNA E KAÇANIKUT
- 07:00 - 19:00

GJITHMONË KËTU PËR JU!

“RINIA ËSHTË ENERGJIA MË E MADHE E VENDIT TONË DHE DUHET TA UDHËHEQË NDRYSHIMIN"
NDRYSHIMI FILLON TEK JU!
Lëvizja VETËVENDOSJE! është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen, dhe synon arritjen dhe realizimin e
vetëvendosjes për popullin e Kosovës!